Infantino: Botërori 2018, më i miri në histori të futbollit

Gianni Infantino ka vetëm lëvdata për Kampionatin botëror 2018.

Sport

13/07/2018 13:40

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino ka vetëm lëvdata për Kampionatin botëror 2018.

Ai ka thënë se gara e sivjetme në Rusi është më e mira në histori të Botërorit.

“Është e mrekullueshme, një Kampionat botëror i shkëlqyeshëm. Nga fillimi i garës, ne kishim emocione të jashtëzakonshme dhe tani na presin edhe dy ditë të tjera”, u shpreh Infantino në një konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Në vitet e fundit kam thënë se Botërori 2018 do të jetë më i miri i të gjitha kohërave. Tani e them sërish, duke qenë i bindur se kjo është gara më e mirë në histori të një Botërori”, shtoi ai.

“Dua t’i falenderoj të gjithë që janë të përfshirë në organizimin dhe përgatitjen e Botërorit”, deklaroi Infantino. /Lajmi.net/