Infantino: Botërorët e ardhshëm mbahen në këto shtete

Gianni Infantino ka konfirmuar se dy Kampionatet e ardhshme Botërore, do të mbahen ashtu siç janë planifikuar.

Sport

29/02/2016 14:46

Presidenti i ri i FIFA-së, Gianni Infantino, ka njoftuar se nuk do të ketë ndryshim të organizatorëve për dy Botërorët radhës në futboll, raporton Sky Sports.

Kampionati Botëror i vitit 2018 do të mbahet në Rusi ndërsa ai i 2022 në Katar, ashtu siç ishte vendosur më herët, përkundër dyshimeve për korrupsion dhe parregullsi.

Infantino gjithashtu i ka mohuar zërat se ai ia ka premtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizimin e Botërorit të vitit 2026.