Indonezi, tërmet prej 6.4 ballësh

Instituti Meteorologjik, Klimatik dhe Gjeofizik (BMGK) i Indonezisë njoftoi se tërmeti 6.6 ballësh sipas Rihterit është ndier në shumë zona të pjesës jugore të ishullit

Bota

13/08/2017 09:44

Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike e SHBA-ve (USGS) njoftoi se një tërmet prej 6.6 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur qytetin Bengkulu, i cili ndodhet në jug të ishullit Sumatra në Indonezi. Tërmeti ka qenë në thellësi prej 74 kilometrash, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti Meteorologjik, Klimatik dhe Gjeofizik (BMGK) i Indonezisë njoftoi se tërmeti 6.6 ballësh sipas Rihterit është ndier në shumë zona të pjesës jugore të ishullit.

Nuk ka të lënduar ose viktima në njerëz

BMGK po ashtu njoftoi se pas tërmetit nuk ka rrezik për cunami. Sipas informacioneve të para, tërmeti nuk ka shkaktuar viktima në njerëz apo dëme materiale.