Indonezi: 18 të vdekur nga aksidenti i trenit me një autobus

Si pasojë e një përplasje të një treni udhëtarësh me një minibus në kryeqytetin e Indonezisë, të paktën 18 njerëz humbën jetën e duke mbetur të plagosur edhe një numër i madh i tyre, raporton Reuters.

Bota

06/12/2015 10:03

Sipas informacioneve në mesin e të viktimave ishte edhe shoferi i minibusit.

Përplasja sipas raportit të policisë, thuhet se kishte ndodhur në një udhëkryq të trenit rreth mëngjesit të sotëm përkatësisht në 8:48, ku pavarësisht sinjalit lajmërues të trenit, minibusi nuk ka ndaluar të parakalojë, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq hetimet e këtij aksidenti fatal ende janë duke vazhduar.