Indi: Vdesin së paku 800 njerëz nga i nxehti

Së paku 800 njerëz kanë vdekur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Indinë.

Bota

26/05/2015 13:49

Temperaturat në kryeqytetin Nju Delhi kanë arritur në afro 50 gradë Celsius.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ndërsa spitalet janë në gjendje gatishmërie për të trajtuar viktimat e të nxehtit.

Në shtetin e goditur më së keqi, Andhra Pradesh, 551 njerëz kanë vdekur qysh nga java e kaluar.

Mediat në Indi kanë publikuar fotografi të një rruge në Nju Delhi, e cila është shkrirë nga të nxehtit, duke bërë që zebrat të përzihen në asfalt./REL/