Indi, së paku 30 fëmijë kanë vdekur në spital – Lajmi.net
Indi, së paku 30 fëmijë kanë vdekur në spital
Autori: Lajmi.net BotaLajme 18:22, 12 August 2017
Së paku 30 fëmijë, përfshirë foshnje, kanë vdekur në një spital në shtetin verior, Utar Pradesh, në Indi, gjatë 48 orëve të fundit, duke i nxitur autoritetet që të urdhërojnë hetime.

Të gjitha vdekjet në një spital shtetëror në qytetin Gorkaahpur, kanë ndodhur dje dhe pardje.

Zyrtarl rajonal, Rajiv Rautela, ka sugjeruar se vdekjet ishin shkaktuar për shkak të mungesës akute të oksigjenit, pasi një kompani private e ka ndalur furnizimin me cilindra të oksigjenit për shkak të mospagesës.

Qeveria e këtij shteti dhe Rautela më vonë e kanë përgënjeshtruar pohimin se mungesa e oksigjenit ishte shkaktar i vdekjeve të fëmijëve.

Prindërit e fëmijëve kanë thënë se furnizimi me oksigjen në dhomat spitalore ishte ndalur pardje dhe se familjeve u ishin dhënë pajisje për ta ndihmuar frymëmarrjen e fëmijëve.

Fjalët kyçe: Femijet ne Indi

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball