Indi, për 3 ditë kanë vdekur 35 fëmijë

Në një spital në veri të Indisë për 3 ditë kanë humbur jetën 35 fëmijë.

Bota

12/08/2017 12:40

Familjet duke theksuar se në spitalin universitar Baba Raghav Das në qytetin Gorakhpur, në rajonin Uttar Pradesh kanë humbur jetën 35 fëmijë në 3 ditë, kanë pretenduar se shkaku i vdekjeve ka qenë pamjaftueshmëria e oksigjenit.

Gjithashtu theksohet se furnizimi me oksigjen i spitalit ka përfunduar natën e të enjtes dhe se prindërit kanë mbetur të detyruar të ndihmojnë me qese oksigjeni fëmijët në mënyrë që të marrin frymë.

Gjyqtari në rajonin Gorakhpur, Rajiv Rautela, duke pretenduar se janë të pavërteta pretendimet e familjareve dhe se vdekjet janë si pasojë e shkaqeve natyrale, ka bërë të ditur se qeveria rajonale ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen, raporton Anadolu.

Ndërsa drejtuesi i lartë i shëndetësisë, në rajon Prashant Trivedi, ka pranuar se ka një problem në tubacionet e oksigjenit, por ka theksuar se ky defekt nuk është shkaku i vdekjeve.

Ndër të tjera bëhet e ditur se spitali i ka një borxh afërsisht 106 mijë dollarë kompanisë që kryen furnizimin me oksigjen.

Gjithashtu theksohet se disa nga fëmijët që kanë vdekur kanë marrë mjekime për sëmundjen encefalit e cila vërehet tek moshat e reja dhe tek ata që janë ushqyer pamjaftueshëm.