Indi, katër të vdekur e 40 të zhdukur si pasojë e fundosjes së anijes – Lajmi.net
Indi, katër të vdekur e 40 të zhdukur si pasojë e fundosjes së anijes
Autori: Lajmi.net BotaLajme 15:03, 16 May 2018
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së anijes në një lum në jug të Indisë.

Karhikeya Mishra, zyrtar indian, tha se mjeti lundrues u fundos në lumin Godavari si pasojë e kushteve të mbrëmshme të papërshtatshme të motit.

Deri tani janë nxjerrë kufomat e katër personave, ndërsa po kërkohen 40 të zhdukur.

Rreth njëzet persona pas fatkeqësisë, ku arsye e së cilës ende nuk dihet, notuan në breg, ndërsa në aksionin e shpëtimit janë përfshirë edhe peshkatarët, raporton AA.

Aksidente të tilla ndodhin shpesh në Indi për shkak të stërngarkesës dhe mosmirëmbajtjes së mjeteve të lundrimit.

Në një fatkeqësi të ngjashme që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar në provincën Andhra Pradesh humbën jetën 19 persona.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO