Indi: 81 të vdekur nga përmbytjet

Përmbytjet që i kanë shkaktuar shirat e mëdha në Indinë perëndimore kanë marr jetën e 81 personave, përderisa kanë shkaktuar dëmtime edhe në luanët e egër të Azisë që jetojnë në këtë pjesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bota

12/07/2015 16:09

Nga rrëshqitjet e tokës përveç vdekjes së njerëzve, disa ndërtesa janë shkatërruar ose dëmtuar dukshëm pas shirave në shtetin indian Gujarat, janë lënduar 10 nga 523 llojet e luanit të egër aziatik, janë gjetur më shumë se 80 trupa të pajetë të drerëve dhe 1 670 antilopave aziatike.

Raporti i Ministrisë Federale të Mjedisit, me seli në Nju Delhi, thekson se një numër i kafshëve u gjetën në gjendje të keqe, ku iu sigurua trajtim mjekësor.

Sa i përket luanit të egër aziatik, kjo specie e luanit është e përhapur nga India deri në Greqi, por si pasojë e gjuetisë shumica e këtij lloji të kafshëve ka mbetur kryesisht në Indi. Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve, këtë specie e ka vendosur në listën e kafshëve të rrezikuara.