Incidenti i vitit

E mbylli vitin si një prej sulmuesve më në formë në mbarë botën, por 2013-ta për Luis Suarezin ishte e veçantë edhe për nga aspekti negativ. Ylli i Liverpoolit befasoi duke kafshuar mbrojtësin e Chelseas, Branislav Ivanovic në ndeshjen e tyre në kuadër të Premierligës më 21 prill, ballafaqim që përfundoi në barazim 2:2. Incidenti…

Sport

31/12/2013 19:50

E mbylli vitin si një prej sulmuesve më në formë në mbarë botën, por 2013-ta për Luis Suarezin ishte e veçantë edhe për nga aspekti negativ.

Ylli i Liverpoolit befasoi duke kafshuar mbrojtësin e Chelseas, Branislav Ivanovic në ndeshjen e tyre në kuadër të Premierligës më 21 prill, ballafaqim që përfundoi në barazim 2:2.

Incidenti ndodhi në mes të pjesës së dytë, kur Suarez në shenjë hidhërimi e kafshoi mbrojtësin serb i cili u ankua tek gjyqtari, por që nuk e vërejti veprimin e uruguaianit.

Pikërisht Suarez shënoi golin e barazimit për Liverpoolin në aksionin e fundit të takimit.

Por, pikërisht kjo ishte paraqitja e tij e fundit në edicionin e shkuar, pasi Federata e Futbollit të Anglisë (FA) e dënoi atë me dhjetë ndeshje moslojë dhe Suarez mungoi edhe në pesë ndeshje të edicionit të ri.