Incidente në Virginia, automjeti përplas turmën. Reagon guvernatori – Lajmi.net
Incidente në Virginia, automjeti përplas turmën. Reagon guvernatori
Autori: Lajmi.net BotaLajme 14:41, 13 August 2017
Guvernatori i Virginias, Terry McAuliffe është shprehur se mesazhi i vetëm për supremacistët e bardhë, të cilët shkaktuan kaos në qytetin Charlottesville, është “shkoni në shtëpi”.

Një grua ndërroi jetë dhe 19 të tjerë u plagosën, kur një automjet përplasi turmën e njerëzve që kundërshtonin një miting të ekstremit të djathtë që mbahej në këtë qytet. FBI-ja ka hapur zyrtarisht një hetim mbi të drejtat e njeriut pas këtij incidenti.

Pak përpara incidentit me automjetin, sherre dhe shkëmbime grushtash pati mes nacionalistëve dhe bardhë dhe kundërshtarët e protestës që zhvillohej.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions tha se “dhuna dhe viktimat në Charlottesville goditën zemrën e ligjit dhe drejtësisë amerikane”.

“Kur ndodhin të tilla veprime nga fanatizmi dhe urrejtja racore, ata kanë tradhtuar vlerat tona kryesore dhe nuk mund të tolerohen”, tha kryeprokurori.

James Fields, 20-vjeçar nga Ohio, është i dyshuari që drejtoi automjetin e tij drejt turmës, e tashmë ndodhet në paraburgim me akuzën për vrasje të shkallës së dytë.

Veç atyre që u plagosën nga incidenti me makinë, Departamenti i Policisë në Charlottesville njoftoi se 15 të tjerë u plagosën gjatë dhunës që shpërtheu në lidhje me marshimin e ekstremistëve të djathtë.

Pasditen e djeshme, edhe një helikopter i Policisë së Virginias u përplas në një pyll në jugperëndim të qytetit, duke vrarë dy oficerë policie. Helikopteri ishte pjesë e operacionit për të monitoruar përplasjet mes njerëzve.

Marshimi i mbiquajtur “Bashkoni të djathtën” ishte thirrur për të protestuar kundër planeve për të hequr statujën e gjeneralit Robert E. Lee, i cili kishte luftuar për konfederatën proskllavërisë gjtë luftës civile në SHBA.

“Kam një mesazh për të gjithë supremacistët e bardhë, madje edhe për nazistët që erdhën në Charlottesville sot (dje). Mesazhi ynë është i qartë dhe i thjeshtë: shkoni në shtëpi! Ju nuk jeni të dëshiruar në këtë bashkësi. Turpi bie mbi ju. Ju pretendoni se jeni patriotë, por jeni gjithçka tjetër veçse patriotë jo. Erdhët këtu sot (dje) për të dëmtuar njerëzit dhe ia dolët të plagosnit disa. Por kam edhe një mesazh tjetër: ne jemi më të fortë sesa ju”, tha McAuliffe, guvernator i Virginias.

Guvernatori demokrat tha se kishte folur me presidentin Trump, si dhe e kishte nxitur dy herë atë të niste veprimet për bashkimin e njerëzve dhe jo përçarjen. Ai falënderoi policinë dhe zyrtarët ligjzbatues, të cilët – siç u shpreh, – parandaluan një bilanc më të rëndë, e lavdëroi gjithashtu shërbimet e emergjencës që ndihmuan të plagosurit. /TopChannel/

Fjalët kyçe: Incidente ne SHBA

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Supercar Showdown
  • Play Rock Wheels
  • Play Zombie Big Trouble