Incident në Teatrin Kombëtar, gjakoset aktori i njohur – Lajmi.net
Incident në Teatrin Kombëtar, gjakoset aktori i njohur
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/ArteShowBiz 13:21, 3 February 2018
Një incident ka ndodhur sot gjatë provave të aktorëve në teatrin kombëtar të Tiranës.

Teksa po mbaheshin provat për tragjedinë “MEDEA”, aktori Alfred Trebicka është përplasur për muri, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e ka bërë të ditur opinionisti Olti Curri, i cili përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook, tregoi edhe gjendjen e aktorit tani.

“Në datë 3 dhe 4 shkurt, MEDEA do të ketë premierën në skenën e Teatrit kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me aktorët: Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, etj. Por sot, në para-premierën për të ftuar e gazetarë, një incident ka ndodhur me aktorin e mirënjohur Alfred Trebicka. Teksa dritat u ulën, ai goditi ballin në murin skenik, çka zbehu disi suksesin e kësaj mbrëmjeje emocionuese. Megjithatë, aktori Trebicka është mirë me shëndet e ndonëse i gjakosur nga ky incident, doli përpara publikut dhe rrëmbeu duartrokitjet e rastit.”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Teatri, Tirane

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Berry Rush
  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3