Incident në koncertin e Dua Lipës në Kinë, ndërhyn policia

Dua Lipa mbrëmë për të parën herë mbajti një koncert në Kinë.

ShowBiz

13/09/2018 17:25

Ndonëse gjatë disa postimeve atmosfera shihej në nivel pa asnjë incident, diçka e pakëndshme ka ndodhur mes policisë dhe fansave, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net

Derisa një numër i madh i publikut, fansa të këngëtares kosovare, ishin mbledhur për ta shikuar nga afër Dua-n dhe po shijonin në maksimum atmosferën, u larguan në mënyrë të dhunshme nga policia.

Siç raportojnë mediat e huaja thuhet se fansat e tjerë të pranishëm në koncert kanë deklaruar se në fakt personeli i sigurimit i ka larguar njerëzit sepse ata mbanin disa flamuj të cilët i përksain komunitetit LGBT. Në Kinë, shfaqje të tilla përkrahjeje për këtë komunitet konsiderohen të paligjshme.

Në vazhdim ju sjellim videon e publikuar nga ‘The Sun’ ku mund ta shihni mënyrën e dhunshme që ka përdorur policia atje dhe trajtimin e keq që u kanë bërë fansave. Në video njëri prej policëve shihet duke i treguar gishtin e mesit fansit./Lajmi.net/

YouTube player