Inaugurohet rruga Livoç – Gjilan, projekt me rreth 2 milionë euro

Ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin, inauguruan fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës Livoç-Gjilan.

Lajme

30/05/2017 12:17

Ky projekt u tha se do të kushtojë rreth 2 milionë euro dhe ka një gjatësi 3 km.

Ministri Zharku tha se kjo rrugë pritet të përfundojë në afat prej 150 ditësh.

Banorët u shprehën të kënaqur pasi që lirimi i kësaj rruge në katër korsi do ta lehtësojë komunikacion pasi është shumë i dendur.