Inaugurohet ‘Elbasan Arena’

Në pasditën e sotme është bërë dhe inaugurimi zyrtar i stadiumit Elbasan Arena, në prani të kryeministrit Edi Rama, presidentit të FSHF-së, Armando Duka dhe disa zyrtarëve tjerë të lartë.

Sport

08/10/2014 20:23

Inaugurimi i ‘Elbasan Arena’ është bërë me fillim nga ora 18:00, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, presidenti i FSHF-së Armanda Duka dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Pas inaugurimit, në këtë stadium u zhvilluar një miqësore e Shqipërisë me skuadrën e Elbasanit U19.

“Në fillim u mendua se stadiumi nuk do arrihej të bëhej gati, mirëpo ia dolëm. Tani mbetet vetëm pista olimpike. Shpresoj që në këtë stadium të vijnë sa më shumë familjarë dhe ju siguroj që ky është vetëm fillimi”, ishin fjalët e Edi Ramës për mikrofonët e Supersport.

Video