Imzot Gjergji: Zoti është i përbashkët

Në Bashkësinë Islame të Kosovës, në vizitë për të uruar Festën e Fitër Bajramit ishte Dodë Gjergji, i cili tha se Zoti është i përbashkët si për katolikë ashtu dhe për myslimanë, të cilët dhe pse i ndajnë festat, nuk e ndajnë dashurinë për njeri tjetrin.

Lajme

28/07/2014 15:16

“Unë pata kënaqësinë që sot në këtë moment t’i uroi kryemyftiut zotit Tërnava, Festen e Bajramit. Sepse është një festë e cila na bashkon të gjithëve në agjërim, na bashkon të gjithëve përpara zotit të gjithëpushtetshëm, i cili është zot i përbashkët si për myslimanet si për katoliket. Sepse siç ka thënë Papa Gjon Pali i Dytë, neve të gjithëve na nxen i njëjti diell që e ka krijuar zoti”, tha Imzot Gjergji.

“Nuk mund t’i ndajmë të mirat që zoti ia ka dhënë njerëzimit dhe pse ne i ndajmë festat, ne nuk e ndajmë dashurinë për njëri tjetrin”, tha Gjergji.