Immobile: Ky ekip do të shpallet kampion në Serie A!

Ciro Immobile ka dhënë parashikimin e tij se kush do të jetë kampion i këtij stinori në Serie A.

Sport

21/01/2017 14:10

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile bëhet gati për duelin me ish skuadrën e tij, Juventus.

Madje, ai beson se “Bianconerët” do të triumfojnë sërish në Serie A, për herë të gjashtë të njëpasnjëshme.

“Në fund besoj se Scudetto do të jetë i Juventusit”, tha ai para duelit të së dielës, përcjell “lajmi.net”.

“Do të mundohemi t’i ndalim me armët tona. Kur në Kombëtare i shoh duke u stërvitur Bonuccin, Buffonin, Barzaglin e Chiellinin, e kuptoj se çfarë do të thotë të fitoni dhe të mësoheni të fitoni”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6