Imitimin e Lamborghinit e vë në funksion me motorin e motoçikletës (Video)

Fermeri i paemëruar që nuk mund të blinte një Lamborghini të vërtetë, i hyri punës që ta ndërtoi makinën që i ngjanë modelit të tij të preferuar.

Auto & Tek

29/01/2018 23:32

Për dallim nga dështimet e shumta që i shohim në internet, kjo kopje e Aventador, qarkullon shumë mirë, ndërsa nuk ka asnjë ngecje edhe në rrugë të vështira, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon se si vihet në lëvizje me anë të motorit të motoçikletës.

Makinës mund t’i hapet tavani, ka enterier shumë të mirë si dhe drita LED që ndriçojnë edhe në mjegull.

“Veturat Lamborgini janë ndërtuar në një fermë, që punonte pjesë për traktorë. Ky fermer mund të ketë të ardhme”, ka qenë një koment, ku përgëzohet për punën e kryer.

YouTube player