Imet Rrahmani arsyetohet për akuzat ndaj tij sa ishte ministër

Ish ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, është arsyetuar para mediave rreth akuzave të fundit që ministri aktual Uran Ismaili i ka bërë qeverisjes së tij.

Lajme

18/12/2018 11:44

Javën e kaluar, ministri Ismaili kishte prezantuar dëshmi se qeverisja e LDK-së kishte blerë barna shumëfish më shtrenjtë. Madje, Ismaili kishte thënë se gjatë këtij viti janë kursyer 6 milionë euro.

Me këto para, sipas Ismailit janë blerë shtretër, është rinovuar Emergjenca dhe ka pasur barna më shumë për qytetarët.

Mirëpo arsyeja e Rrahmanit ka qenë e thjeshtë. “Nuk mund të flitet për kursimet pasi që barna ka pasur më pak. Shumë prej projekteve për të cilat ministri Ismaili ka marrë merita janë projekte të qeverisë Mustafa” , ka thënë ai.

Më tutje, deputeti Rrahmani i ka parashtruar disa pyetjet publike për ministrin Ismaili. Ai e ka pyetur për ligjin për sigurime shëndetësore, rimbursimin e barnave jashtëspitalore, për Sistemin Informativ Shëndetësor, plotësimin e vendeve të punës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore etj. /Lajmi.net/