Imazhi i Nënë Terezës shfaqet në një pemë në Angli (Foto)

Imazhi i shenjtores shqiptare, Nënë Tereza është shfaqur në një pemë pranë një kishe në Angli.

Fun

24/07/2017 16:20

Kështu raporton Daily Mail.

Fotoja është bërë nga Kevin McKevitt, që mbeti i befasuar kur vuri re pamjen që ngjante me imazhin e shenjtores shqiptare.

Lajmi vjen në një kohë kur është mësuar se veshja e thjeshtë që mbante Nënë Tereza gjatë jetës së saj, është shpallur markë e mbrojtur.

Nënë Tereza mbante një sari të bardhë, me tre vija blu.

Murgeshat e Misionit të Bamirësisë vazhdojnë që ta mbajnë këtë veshje.

Por veshja e Nënë Terezës është shpallur markë e mbrojtur për të parandaluar përdorimin e pandershëm nga njerëz të ndryshëm për qëllime komerçiale.

Një avokat i urdhrit të murgeshave tha se që tani veshja e shenjtores është duke u shfrytëzuar për përfitime.

Veshja e ka identifikuar gjithmonë Nënë Terezën.

Historia e kësaj veshje daton në vitin 1948, kur murgesha shqiptare, me lejen e Romës, nisi që ta vishte shoqëruar me një kryq të vogël në shpatulla.

Raportohet se Nënë Tereza zgjodhi këto ngjyra, pasi simbolizojnë pastërtinë. /Lajmi.net/