Imazhet që Kate Middleton dhe Princi William do donin t’i zhduknin

Çifti mbretëror Kate Middleto dhe Princi William janë shquar gjithmonë për paraqitjet e tyre serioze në publik.

ShowBiz

26/05/2018 08:39

Madje, meqenëse i takojnë familjes mbretërore, ata detyrohen të qëndrojnë larg shumë gjërave që jo çdo fytyrë publike i ndalon, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Fotografi i famshëm Max Butterworth ka publikuar disa imazhe të çiftit të shkrepura diku rreth viteve 2005-2008, ku shfaqen të dehur teksa dalin nga një klub nate.

Në shoqëri të çiftit kishte qenë edhe Princi Harry, e gjitha këto imazhe ofrojnë një pasqyrë të qartë të jetës së tyre për gati një dekadë më parë.

Për TheSun, fotografi ka thënë “Mendoj se ajo po i tregonte shoferit të taksisë ku të shkojë kur unë shkrepa atë fotogragfi dhe Princi Harry me Princin Willaam hynë në transportin e tyre mbretëror pas atij momenti që është realizuar fotografia.

Fotografi të tilla, Max Butterwoeth ka shpërnarë edhe për yjet Madonna, David Bekcham dhe Victoria Beckham,  Amy Winehouse, e të tjerë. /Lajmi.net/