Imazhet e Vitit

Retrospektiva e vitit 2013 nëpër botë në 26 fotografi. Secila më domethënëse se tjetra. Shkoni deri në fund!

Bota

01/01/2014 10:33

Retrospektiva e vitit 2013 nëpër botë në 26 fotografi. Secila më domethënëse se tjetra. Me shpjegim të secilës. Shkoni deri në fund!

 

1. Papa Franics u bën me dorë ndjekësve të tij, teksa ata po rrinin pranë plazhit në Rio de Janeiro, në një pritje masive më 28 korrik 2013. Foreign Policy e emëroi Papa Franic për vitin 2013 si Mendimtarin Global- “për rifreskimin e ungjillit në Kishën Katolike”.

 

2. Kjo fotografi, e njerëzve që janë raportuar të jenë vrarë nga gazi nervorë në regjionin Ghouta, fotografi e cila ishte shkrepur më 21 gusht 2013,  në Duma, qytet fqinj me Damaskun. Më shumë se 1.400 njerëz, duke përfshirë edhe gra dhe fëmijë, vdiqën nga sulmi me armë kimike, në distriktin e kontrolluar nga rebelët në regjionin Ghouta, në lindje të Damaskut. Ditë më vonë, Noah Schachtman, shkroi për FP, ku raporti se në të njëjtin muaj shërbimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kishin përgjuar telefonatat e zyrtarëve dhe  telefonatës së Ministrit të Mbrojtjes së Sirisë me liderin e njësisë për armë kimike, të cilët kishin diskutuar këtë sulm.

 

3. Protestuesit antiqeveritarë të mbledhur në Sheshin e Pavarësisë më 7 dhjetor 2013 në Kiev, Ukrainë. Mijëra njerëz kanë protestuar kundër Qeverisë prej 21 nëntorit, pasi që Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych kishte ndërprerë marrëveshjen për tregti me Bashkimin Europian, në favor të stimujve nga Rusia. Në mesin e protestuesve, Askold Krushelnycky kishte thënë për Foreing Policy se demonstratat e muajit dhjetor ishin edhe më të mëdha se sa revolucioni legjendar, Revolucioni Portokalli i vitit 2004.

 

4. Një demonstruese puth një polic më 16 nëntor 2013, gjatë protestës në Susa kundër linjës së trenave të shpejtë në mes të Lionit dhe Torinos. Që nga ajo kohë, autoritetet italiane e kanë akuzuar demonstruesen për “ dhunë seksuale dhe ofendim ndaj zyrtarit publik”. Treni pritej që të fillonte së funksionuari në vitin 2025, me ç’rast do të shiheshim më pak kamionë nëpër autostrada dhe do të reduktonte kohën e udhëtimit me tren në mes të Parisit dhe Milanit, prej udhëtimit në shtat orë në vetëm katër orë udhëtim.

 

5. Një aktivist antigay, akoma i panjohur, godet aktivistin rus për të drejtat e komunitetit  LGBT, Nikolai Alexeyev, gjatë një mbledhje të paautorizuar në qendër të Moskës më 25 maj 2013. Autoritetet e qyteti i Moskës paraprakisht kishin refuzuar kërkesën e komunitetit të homoseksualëve për tu mbledhur, por Alexeyev tha se ai do të luftoj këtë ndalesë edhe në Gjykatë. Në qeshor, Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ligj që ndalon “propagandën e marrëdhënieve seksuale jo tradicionale tek minorenët”. Zemërimi ka bërë që shumë politikanë ti shmangen ose të bojkotojnë Lojërat Oplimpike 2014, të cilat do të mbahen në Sochi të Rusisë.

 

6. Sipër, është pamja e parë e eksplodimit që ndodhi afër vijës së finisht në Maratonën e Bostonit më 15 prill 2013. 3 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 260 të tjerë ishin lënduar, që kur vëllezërit Tamerlan dhe Dzhokar Tsarnaev kishin vendosur dy bomba me presion të lartë gjatë maratonës, në një ngjarje ku ishin pjesëmarrës më shumë se 20 mijë njerëz, ndërsa kjo ngjarje ka më shumë se 500 mijë spektatorë për çdo vit.

 

7. Një rrobaqepës kishte reaguar pasi qe shpëtuar pasi një ndërtesë kishte kolapsuar në Rana Plaza në Savar më 24 prill 2013.  Një lagje e populluar me fabrika të rrobaqepësisë dhe dyqaneve, ku me ç’rast këto ndërtesa kishin kolapsuar në prill, në shtetin e Bangladeshit, ku sipas raporteve kishim mbetur të vdekur 1 mijë e 127 persona.

 

8. Një nënë me fëmijën e saj fshihen nga një sulmues në Qendrën tregtare Westgate, më 21 shtator 2013, në Nairobi. Sulmuesi kishte bërë kërdi në këtë qendër tregtare në Nairobi, duke lënë të vdekur mbi 39 njerëz, dhe duke lënë të lënduar mbi 150 persona të tjerë. Të shtëna sporadike dëgjoheshin orë më parë para se sulmi të fillonte dhe ushtarët e rrethuan qendrën dhe policët dhe ushtarët kërkuan nëpër ndërtesë, duke u munduar që të gjenin sulmuesit, ku me ç’rast hynë dyqan për dyqan. Grupi militant i Somalisë, al-Shabab më vonë morrën përgjegjësinë për këtë sulm.

 

9. Presidenti i SHBA’së Barack Obama dhe Michelle Obama morën pjesë në shërbimin memorial në Marine Baracks më 22 shtator 2013, në Washington D.C, për viktimat e sulmit që ndodhi më 16 shtatorit në Washinton Navy Yard, e cila morri jetët e 12 personave. Në ditën e këtij sulmi Yachi Dreazen raportoi se si ndodhi kjo tragjedi dhe se cilat ishin të metat e sigurisë të ushtrisë. “ Vizitorët në Pentagon kalojë përmes rojeve të armatosura, të cilët janë të pajisur me pushkë dhe më pas ata kalojnë jashtë ndërtesës e cila është e pajisur me detektorë të metalit. Por në pikat ushtarake siç është baza e Marinës në Quantico në Virgjinia, për shembull, gjithkush me një kartelë të zakonshme që lejon hyrjen, duke përfshirë trupat dhe punonjësit civil të Departamentit të Mbrojtes dhe kontraktuesit qeveritarë, mund të hyjnë në ndërtesë pa u ndalur ose pa u detyrar që të kalojnë nëpër detektorin e metalik”.

 

10. Një fëmijë, refugjat sirian në një kamp të improvizuar të refugjatëve sirian më 12 nëntor 2013, në Majdal, Anjar, Liban. Përderisa lufta në shtetin fqinj në Siri është në vitin e saj të tretë, Libani, shteti i vetëm 4 milionë banorëve, është tashmë shtëpi e numrit më të madh të refugjatëve sirian. Kjo situatë është duke shkaktuar një ngërç të madh social por dhe politik në Liban, Jordani dhe në destinacione të tjera e cila është e mbushur nga njerëz që po i ikin konfliktit në Siri.

 

11. Flakët e mëdha të zjarrit të Rim Fire janë duke djegur të gjitha pemët më 24 gusht 2013, afër Grovelnad, në Kaliforni. Rim Fire ka kërcënuar më shumë se 4.500 shtëpi jashtë parkut nacional Yosemite. Më shumë se 2 mijë zjarrfikës kanë luftuar me flakët.

 

12. Huma Abedin, gruaja e Anthony Weiner, kandidatit për Kryetar të New York’ut, flet gjatë një konference për media më 23 korrik 2013, në New York. Weiner kishte adresuar akuza të tjera ndaj një afere për të, në të cilën ai thuhej se kishte zhvilluar një bisedë të “shthurur” me një grua nëpërmjet internetit, e një ngjarje e tillë kishte ndodhur edhe kur ai ishte regjistruar për Kongres, kishte pasur një incident të ngjashëm.

 

13. Dy gra të mbuluara egjiptiane, mbështetëse të Presidentit të rrëzuar, Mohamed Morsy, ulen në tokë për të bllokuar kalimin e policisë për në qendrën e Gardës Republikane në Kairo më 8 korrik, 213. Në muajt kur u rrëzua Morsy, situata në Egjipt është qetësuar, por mediat raportojnë se “Clan Warfare”, qetësia relative në këtë shtet do të jetë jetëshkurtër sepse regjimi i ri nuk ka bërë asgjë për të adresuar faktorët që qenë katalizator për kryengritjen e parë, gati tre vjet më parë.

 

14. Një njeri, i cili është adhurues i zjarrit, 19 nëntor, 2013 në Leyte, Filipine. Tajfuni Haiyan i cili kaloi nëpër Filipine në tetor, është përshkruar si njëri prej tajfuneve më të fuqishëm që ndonjëherë ka goditur tokën, duke lënë mijëra persona të vdekur dhe qindra mijëra të tjerë të pastrehë. Shtetet nga mbarë bota kanë dërguar ndihmat e tyre dhe kanë mbështetur ata që ishin prekur nga ky tajfun.

 

15. Dy njerëz dhe një qen presin afër një zjarri të madh në Cualedro, afër Ourense më 24 gusht, 2013.

 

16. Një çift i sapomartuar ngjiten në një kodër për të parë të gjithë pamjen e qytetit të Antakya, më 29 gusht, 2013.

 

17. Dy femra palestineze qëndrojmë para Kupolës së Shkëmbit në Al-Aqsa, ku është një kompleks i xhamive në Jerusalem, më 12 dhjetor, 2013. Një stuhi e fortë, kishte sjellë një dimër të ashpër në Lindjen e Mesme, duke bërë kështu që rrugët të bllokoheshin, ndërsa shkollat në zonat më të larta qenë mbuluar me borë dhe akull.

 

18. Një grua Xhosa (grup etnik i Afrikës së Jugut) pozon shkëmb me pamje nga Qunu, Afrikë e Jugut, përpara funeralit të ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela më 12 dhjetor 2013. Mandela kishte ndërruar jetë në mbrëmjen e 5 dhjetorit, 2013, në shtëpinë e tij në Houghton në moshën 95 vjeçare. Mandela ishte Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, i cili u zgjodh në vitin 1994, pasi që kishte kaluar 27 vjet në burg për aktivizmin e tij kundër aparheid’it në Afrikën e Jugut që ishte e ndarë racialisht.

 

19. Studentët nga Universiteti St.Adrew kanë përfshirë formën tradicionale të lyerjes së fytyrave të tyre me shkumë për nderë të “familjes së tyre akademike”, më 4 nëntor, 2013, në St.Adrews, Skoci. Çdo nëntor, gjatë “fundjavës së rrushit të thatë”, një dhuratë nga rrushi i thatë (që në këtë rast është shkumë) është një dhuratë që tradicionalisht u ipet studentëve të vitit të parë nga studentët më të vjetër, për të falënderuar udhëzimet e tyre.

 

20. Anëtarë të fisit Redile dhe fisit Turkana vallëzojnë përpara eklipsit total hibrid në Parkun Nacional Sibiloi në Turkana më 3 nëntor, 2013. Entuziastët e astronomisë në Kenia, kanë kapur pjesërisht një pjesë të eklipsit të rrallë “Eklipsit total hibrid”, e cila nuk është parë në Afrikë më shumë se 40 vjet.

 

21. Oficerët e policisë speciale turke ishin të rrethuar nga protestuesit kurdë, të cilët shtinin fishekzjarrë mbi ta, gjatë përleshjeve në Stambollin qendror më 7 dhjetor 2013. Dy protestues u vranë më 6 dhjetor gjatë në përleshjen e armatosur me policinë turke që shpërtheu mbi pretendimet se varrezat rebele ishin shkatërruar, raportuan mediat vendase. Më shumë se 30 njerëz të maskuar të një grupi mbi 150 protestuesish hodhën përzierje molotov dhe granata dore në drejtim të forcave të sigurisë në distriktin Yukeskova në juglindje të Turqisë, pjesë e dominuar nga kurdët.

 

22. Princi William dhe bashkëshortja e tij Catherine, Dukesha e Kembrixhit, ja tregojnë botës djalin e tyre të porsalindur, jashtë spitalit Mary në Londër më 23 korrik, 2013.

 

23. Astronautët kinez, Zhang Xiaoguang, Nie Hashiend dhe Wang Yaping, përshëndesin në formë ushtarake përpara se të hyjnë përsëri në kapsulën kozmike kineze Shenzhou X, pas suksesit të tyre më 26 qeshor 2013, në Inner Mongoli, regjionit autonom të Kinës. Astronautët u kthyen pas një ekspedite 15 ditore në stacionin e tyre prototip në hapësirë.

 

24. Një kalërues kalon nëpërmjet një tymi me ngjyra gjatë ushtrimeve në plazhin e Scheveningen më 16 shtator, 2013, në Holandë. Më shumë se 80 antëtarë të Kalorësisë Holandeze përgatiten për çfarëdo lloj emergjence gjatë ceremonisë së Prinsjesdag, e cila shënon hapjen e Parlamentit Holandez.

 

25. Katërmbëdhjetë këlyshë të pandave të shtrira në një tratë, prej nga publiku mund ti shoh ata në bazën kërkimore Chengdu për pandat e mëdha, më 23 shtator 2013, në Chengdu Kinë. Në vitin 2013, 20 këlysh të pandave kishin lindur, dhe vetëm 17 prej tyre kishin mbijetuar. Kinezët akoma nuk kanë arritur që ta kuptojnë obsesionin e amerikanëve për pandat.

 

26. Pamje nga Costa Concordia më 14 janar, 2013, pasi që një anije lundruese kishte ngecur në rërë dhe u anua nga Isola del Giglio. Tre njerëz kishin vdekur dhe disa të tjerë u raportuan si të zhdukur pasi që anija me më shumë se 4 mijë persona në bord ngeci në rërë dhe shkaktoi kaos në mesin e pasagjerëve, të cilët kërkonin që të dilnin sa më shpejt prej andej.