lajmi.net

Imazhet e skanerit me rreze X, shfaqin emigrantët e fshehur në rezervuarin e karburantit të kamionëve në portin grek (Foto)

Imazhet e skanerit me rreze X të publikuara nga autoritetet greke, shfaqin emigrantët e fshehur në rezervuarin e karburantit të kamionit, duke shpresuar se kështu do të depërtojnë në portin Patras.

Bota

13/03/2018 19:23

Fotografi tjera dëshmojnë se si në portin Patras, policia greke po bën çmos që të parandalojë emigrantët të futen nëpër kamionët që transportojnë gjësende të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Shumica e këtyre emigrantëve që tentojnë të futen në këtë vend rrugëve ilegale vijnë nga Pakistani dhe Afganistani. Imazhet e skanerit me rreze X, tregojnë atë që nuk mund të shihen me syrin e njeriut.

Ndërsa fotografitë e publikuara më poshtë, shfaqin disa persona të shtrirë brenda rezervuarit të karburantit të kamionit. Disa tjera tregojnë të rinjtë që janë futur në kamionin e mbushur me shalqi.

LM