Imazhe tronditës nga Grenlanda: 10 miliardë ton akulli të shembur në oqean

Një ajsberg gjigant prej gjashtë kilometrash u shemb në oqean në Grenlandë, ngjarje e regjistruar muajin e kaluar në Helheim. Videoja e pabesueshme u regjistrua nga Denise Holland nga Observatori i Detit Botëror.

Fun

15/07/2018 14:16

 

Rënia e gjigandit akullnajor, më i madh se Manhattani, zgjati 30 minuta dhe llogaritet që 10 miliardë ton akulli të jetë shembur e rënë në oqean.

Dhjetë miliard ton akulli tingëllon tmerrshëm, por siç tha Denise Holland për Uashington Post, është vetëm tre përqind e shumës totale që Grenlanda humb çdo vit, rreth 286 miliardë ton.