Imazhe të reja të iPhone 6

Pamje të reja të kasave të iPhone janë shfaqur në internet nga Spigen. Dizenjuesi korean dhe kompania që merret me krijimin e aksesorëve të pajisjeve mobile, ka hapur një faqe në internet që i dedikohet telefonit inteligjent të shumëpritur, iPhone 6.

Auto & Tek

13/08/2014 21:32

Në faqe janë shfaqur disa pamje të kasave të iPhone 6. Kjo nuk është hera e parë ku shfaqen pamje të iPhone 6 falë Spigen. Rreth një muaj më parë, dyqani në internet, Amazon, shfaqi gjithashtu pajisjen e ardhshme.

iPhone 6 e Apple-it me ekran 4.7 inç pritet të dalë në treg në mesin e muajit shtator. Kjo pajisje pritet të prezantohet më 9 shtator.