Imazhe të reja të Galaxy Note 5 (Foto)

Ngjarja e Samsung është duke u afruar, dhe përderisa kjo ngjarje po afrohet, gjithnjë e më shumë spekulime dhe fotografi për këtë pajisje të re po shfaqen në internet.

Auto & Tek

06/08/2015 14:55

Zbulimet e fundit nga DroidLife shfaqin një fotografi që thuhet të jetë e pajisjes së ardhshme – që i ngjan Galaxy S6.

galaxy-note-5-leak-droid-life_647_080615122230

Ky celular do të përmbaj një ekran 5.7 inç QHD prej metali dhe qelqi. Një procesor 2.1GHz Exynos do të fuqizojë pajisjen, duke ofruar një punë më të mirë të saj, transmeton Lajmi.net.

Specifika të tjera përfshijnë 4GB RAM dhe më shumë se 128GB hapësirë interne. Kamera kryesore prej 16MGP dhe ajo përpara prej 5MGP nuk do t’i zhgënjejë adhuruesit e fotografive.

Lansimi publik i kësaj pajisje pritet të bëhet më 13 gusht. (Lajmi.net)