Imazhe të reja nga pushimet e Ermalit me bashkëshorten

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të kërkuar të estradës.

ShowBiz

22/06/2018 19:00

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat menjëherë shndërrohen në hite, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, ai bashkë me bashkëshorten e tij, Arianën dhe fëmijët, kanë vendosur të pushojnë në bregdet.

Nga atje, çifti kohë pas kohe sjellin imazhe të reja, përmes të cilave tregojnë se po kalojnë kohë të mrekullueshme.

Së fundi, Ariana ka postuar një fotografi bashkë me Ermalin, ku dukeshin shumë bukur përkrah njëri-tjetrit. /Lajmi.net/