Imazhe të reja nga klipi i Erës në Xhamajka, atraktive dhe ..

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi tash e disa ditë është në Xhamajka.

ShowBiz

20/06/2018 19:40

Ajo po qëndron atje pasi ka filluar xhirimet e projektit të saj të ri “Prisoner”, i cili pritet të publikohet së shpejti, shkruan lajmi net.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku në vazhdimësi po sjell imazhe të reja nga klipi.

Siç shihet, ajo do të  vijë mjaft atraktive dhe provokuese, teksa vë në pah edhe linjat trupore.

“Qëndroni për prisoner, MV”, ka shkruar ajo.

Nga ana tjetër ajo do të bëjë mbylljen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, me këngën “Live it up”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkQSd_rjiNg/?hl=en?&taken-by=strefie

https://www.instagram.com/p/BkDkkXRDAO8/?hl=en?&taken-by=strefie