Imazhe të reja nga festa e ‘çmendur’ e Roza Latit

Para pak ditësh moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati festoi ditëlindjen.

ShowBiz

16/06/2018 14:29

Pikërisht në këtë ditë ajo i bëri një dhuratë fansave të saj teksa pozoi e zhveshur mes petalesh, shkruan lajmi net.

Ndërkaq, pak më vonë Roza ishte e rrethuar nga njerëzit ku edhe i përgatitën një festë madhështore për ditëlindje.

Në llogarinë personale Instagram, ajo ka publikuar një sërë imazhesh që e përshkruajnë ditën më të rëndësishme dhe çdo detaj të Rozës.

Roza njihet si një nga prezantueset më atraktive shqiptare e cila përcjell pozitivitet të madh tek publiku.

Nga ana tjetër, puthja e saj me reperin nga Gjilani, Feron u përfol gjatë në mediat rozë. /Lajmi.net/