Imazhe të reja nga dasma e Afërdita Dreshajt dhe Jakub Kindl

Afërdita Dreshaj këto ditë ka qenë kryetemë e medieve rozë.

ShowBiz

08/07/2018 09:00

Kjo për shkak të martesës me hokeistin çek, Jakub Kindl, ceremoni e cila u mbajt një javë më parë, shkruan lajmi.net.

Disa ditë pas dasmës, çifti udhëtuan në muaj të mjaltit, ku zgjodhën një destinacion përrallor, Karaibet.

Modelja ende nuk po ngopet nga imazhet e dasmës, ajo sërish ka publikuar disa të reja në rrjete sociale.

“Fotografia më emocionuese ndonjëherë”, ka shkruar ajo mbi njërën foto ku shihet nëna e saj duke ia dorëzuar nusen dhëndrit në altar. /Lajmi.net/