Imazhe të pabesueshme tregojnë fluska të gazit të metanit të kapur nën sipërfaqen e një liqeni të ngrirë

Fotot e pabesueshme tregojnë flluska të gazit metan të kapur nën sipërfaqen e një liqeni të ngrirë.

Fun

29/08/2018 15:43

Flluska emetohen nga bakteret pasi konsumojnë materie të ngordhura organike – të tilla si bimët në shtratin e liqenit – të cilat pastaj ngrijnë ndërsa arrijnë në sipërfaqen e liqenit në temperatura të ulëta, transmeton lajmi.net.

Gazi konsiderohet i padëmshëm, por mund të shkaktojë një shpërthim nëse ndizet.

Fotografi Paul Zizka, 37, mori fotografitë e mahnitshme në Liqenin Minnewanka, Banff National Park, Kanada dhe Kanaskis, Alberta, Kanada.

Paul nga Kanadaja tha: “Ishte një përvojë e mrekullueshme që isha në gjendje të dëshmoj këtë fenomen natyror me sytë e mi – është një pamje e pabesueshme dhe unike. /Lajmi.net/