Imazhe dhe detaje të reja të HTC One M9

Nëse imazhet e zbuluara dhe specifikat e tij janë të vërteta siç edhe pretendohet – që duken mjaft bindëse – atëherë vetëm pak sekrete kanë mbetur pa u zbuluar për celularin e ardhshëm të HTC, celularin HTC One M9.

Auto & Tek

23/02/2015 15:33

Të dielën, faqja gjermane Mobile Geeks postoi një numër të imazheve të M9 të cilat e shfaqnin pajisjen nga të gjitha këndet. Dhe më pas, Phandroid postoi fotografi të pajisjes, që duket se e konfirmojnë zbulimin e mëhershëm.

Në fotografi, mund ta shohim se HTC nuk bëri shumë ndryshime në filozofinë e dizajnit, që duket se M9 është i njëjtë me One M8, transmeton Lajmi.net.

Një ndryshim i madh është kamera UltraPixel mbrapa, që duket se është rregulluar me një shkrepës të imazhit prej 20.7MGP. Ndryshe, trupi i celularit është prej metali, duke ardhur kështu në tri ngjyra – të artë, të hirtë të errët dhe të argjendtë.
HTC One M9
Zmadhuesit e zërit janë në pjesën e përparme si gjithmonë, por butoni kryesor është lëvizur nga pjesa kryesore në atë anësore, transmeton Lajmi.net.

One M9 ka një ekran në HD të plotë, procesor 2GHz octa-core Snapdragon 810, 3GB RAM, 32GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe një bateri 2,840mAh. Pajisja vepron përmes sistemit Android 5.0 Lollipop.

Mobile Geeks, që i shfaqi këto detaje, tregoi se çmimi i celularit do të jetë rreth 750 euro. HTC do ta bëjë zyrtare celularin më 1 mars, gjatë Kongresit Botëror të Celularëve në Barcelonë.