Imamja e parë në Evropë sfidon patriarkalitetin në islam dhe lufton islamofobinë

Sherin Khankan është gruaja e parë imame në Danimarkë. Ajo ka themeluar një xhami të dedikuar veç për lutjet e grave në Kopenhagë me emrin xhamia ‘Mariam’.

Bota

20/07/2017 17:17

Khankan është gjithashtu aktiviste për të drejtat e grave në raport me fenë myslimane, ku përfshihet integrimi dhe ekstremizmi. Ajo ka shkruar shumë libra e raporte ku shtjellohet islami dhe politika.

Ajo thotë se puna që ajo bën në xhaminë e saj mund të ketë shumë  ndikim në luftimin e strukturës patriarkale të islamit dhe ballafaqimin me ekstremizmin fetar, i cili kohët e fundit është më shumë i shprehur nga feja ku ajo bën pjesë.

43 vjeçja kishte lindur në Danimarkë. Nëna e saj është finlandeze, kurse babai sirian. Ky i fundit ishte refugjat dhe mbronte të drejtat e grave. Khankan kishte studiuar në Danimarkë ku mori gradën e Masterit në Shkencat Sociale të Religjionit dhe Filozofisë në Universitetin e Kopenhagës.

Një ndër gratë e para në botë që kryen funksionin e imamit e sheh veten në mes të dy kulturave dhe qëllimi i saj është që të pajtojë të dy kulturat. Ajo gjithashtu kishte hyrë më 2016 në listën e përpiluar nga BBC për 100 gratë më me ndikim në botë.

Por, Khankan nuk është imamja e parë në botë. Gra që kryenin këtë funksion kishte në Kinë që në shekullin e 19-të, kurse tash ka edhe në Shtetet e Bashkuara në Afrikë.