Imami zbulon se që 37 vjet të gjithë janë falur gabim në xhami

‘Xhemati’ i një xhamie në Turqi është falur në drejtim të gabuar për rreth katër dekada, para se imami i tyre i ri të kuptonte gabimin, thuhet sipas mediave turke.

Lajme

19/10/2018 10:43

Xhamia në Sugoren, në provincën perëndimore (Yalova) të vendit, kishte një të metë kyçe në ndërtimin e saj, që kishte bërë që myslimanët të drejtoheshin në anën e gabuar, raportoi Daily Sabah.

Hurriyet, duke cituar agjencinë e lajmeve Demiroren, tha se imami Isa Kaya u zgjodh imam i kësaj xhamie vitin e kaluar dhe pas thashethemeve se muri i xhamisë nuk përputhej me drejtimin nga Qabja në Mekë, ai vendosi të merrte këshillën e myftive lokal, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarët konfirmuan se xhamia është ndërtuar gabim, kur ishte ndërtuar më 1981. Më pas, imami përdori një pikë matëse të përkohshme për t’i drejtuar njerëzit në drejtimin e duhur.

“Ia kemi shpjeguar situatën xhematit dhe shumica e tyre kanë reaguar pozitivisht ndaj zgjidhjes sonë”, tha imami për Agjencinë e Lajmeve Demiroren. Një arkitekt do të marrë përsipër detyrën e riprojektimit të strukturës.