Imami nga Mitrovica i quan shtazë ata që pijnë birra

Imami nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, ka reaguar ashpër kundër mbajtjes së Festivalit të Birrës në qytetin e Mitrovicës, ai madje i ka quajtur kafshë ata që marrin pjesë në “festën e haramit”, siç e quan ai.

Lajme

23/07/2018 09:25

“Festa e birrës, festa e pijes që ta humb mendjen tënde, që të bën të barabartë me kafshë. Kur te pijsh ke me u bë ma shtazë se shtaza, edhe shtazës duhet me i kërku falje nëse e barazojmë, sepse mendjen ta turbullon.

Për hir të allahut bojkotojeni këtë.  Të gjitha këto termete që po vijne keto ditë janë shkak i pirjes së birres nga rinia shqiptare”, thotë imami

Shihni dhe dëgjoni videon për të parë të plotë reagimin: