Imami i Prishtinës thotë se te ne nuk ka grupe radikale islamike

Imami i Prishtinës, Bahri Sejdiu thotë që populli i Kosovës duhet të qëndrojë i bashkuar, të respektojë njerëzit e fesë dhe udhëheqjen në qeveri e jashtë saj.

Lajme

27/07/2014 10:37

Në një intervistë për gazetën Kosova Sot, Sejdiu ka vlerësuar se nuk ka grupe radikale islamike në Kosovë, por vetëm individë të izoluar.

Sipas tij, pjesëmarrja e kosovarëve në luftërat e Sirisë apo edhe vendeve tjera nuk është një xhihad.

“Nuk është as e nevojshme dhe as reale që ne si shqiptarë dhe si komb, si shtet të kontribuojmë në luftëra të cilat janë ndoshta jo shumë të qarta me qëllimet që dëshirohen të arrihen nëpërmjet atyre luftërave”, ka thënë Bahri Sejdiu për Kosova Sot.