“Im shoq po vdes, ju lutem më ndihmoni!”. Interneti bën mrekulli pas kësaj thirrjeje

Interneti ka një fuqi të jashtëzakonshme dhe këtë e tregojnë çdo ditë historitë e përdoruesve të tij. Ka mjaftuar një thirrje për ndihmë dhe një numër i jashtëzakonshëm njerëzish janë mobilizuar për t’i shpëtuar jetën një burri.

Fun

04/05/2016 02:06

33-vjeçarja amerikane Kate Brandon ka kërkuar ndihmë për bashkëshortin e saj, i cili ishte prekur nga një formë e rrallë e leuçemisë.

Të vetmit që mund t’i shpëtonin jetën 31-vjeçarit Mike ishin shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanisë, përmes një kure eksperimentale me efekte mrekullibërëse.

Por për të aplikuar këtë metodë duhej një shumë e madhe parash. Për të mbledhur këtë sasi parash, bashkëshortëve u ka ardhur në ndihmë pikërisht interneti. Brenda pak ditësh, falë fushatës “Donate4Mike”, janë mbledhur 500 mijë dollarë.

Më shumë se 20 mijë persona janë bërë pjesë e iniciativës, duke bërë të mundur që 31-vjeçarit Mike t’i nënshtrohet trajtimit, i cili do t’i shpëtojë jetën./shekulli