Ilire Vinca nominohet për çmimin e League of Profesional Thetare Women në New York

Profesoresha e Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ilire Vinca, ka marë njoftimin se është nominuar nga “League Profesional Theatre Women në New York”, thuhet në faqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës.

ShowBiz

01/02/2017 18:19

Një nominim i tillë, në një nga ngjarjet më të mëdha të teatrove botërore, siç është “LPTW”, është tejet dëmëthënës në aspektin profesional për aktoren njëherit profesoreshën e UP-së, Ilire Vinca.

The Gilder/Coigney International Theatre Award apo që njihet ndryshe edhe si “LPTW”, është krijuar në nderë të dy ikonave të teatrit botërorë Rosamond Gilder dhe Martha Coigney dhe mbahet që nga viti 1986.
Kjo ngjarje organizohet për çdo të tretin vit dhe nominohen nga 20 aktoret më të sukseshme të teatrove në botë, e që këtë herë në mesin e tyre është dhe prof. Ilire Vinca.
Ilire Vinca është aktorja e parë shqiptare e cila nominohet në këtë festival.
Çmimet priten të ndahën me 23 tetor të 2017-ës. /Lajmi.net/

Për më shumë shihni nominimet zyrtare:
http://theatrewomen.org/