Ilir Meta nuk ndalet: Edi Rama 4 vjet si kryeministër me bilancin më katastrofik

Kreu i Kuvendit, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka folur sot në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 për situatën parazgjedhore, 3 ditë para se shqiptarët të japin verdiktin dhe të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë në 4 vitet e ardhshme.

Lajme

22/06/2017 09:10

Lidhur me përshtypjen e tij për fushatën e zhvilluar, Meta tha se kanë munguar programet dhe bilancet. Sipas tij, ‘kryeministri në largim’ ka futur gjetje të reja në fushatë si timon e tepsi për shkak të mungesës së vizionit.

Meta është shprehur se ka qenë LSI ajo që nuk e ka lënë vendin të bjerë në greminë, ndërsa për Ramën shprehet se ka pasur një bilanc katastrofik në 4 vite.

“Është një fushatë, ku përgjegjësinë për uljen e nivelit e ka kryeministri në largim Edi Rama. Edhe marrëveshjen që bëri me zotin Basha, që e bëri kundër dëshirës së tij e bëri për të ulur standardin e zgjedhjeve.

Duket se ka një dakordësi për të keqpërdorur dhe dhunuar administratën nga këta dy kryetarë. Nëse Shqipëria nuk ka rënë në greminë këtë e ka arritur LSI. Ne nuk lejuam kapjen e drejtësisë. LSI ka qenë garanci për 4 vite për normalitet. Ka pasur përgjegjësi?

Po edhe ka pasur, por edhe ka marrë përgjegjësi që nuk i takojnë. Ai thotë reformë në administratë, por kush është drejtoresha e administruarës publike? Është një zonjë që e ka vendos vetë. Po pse e thotë ai këtë? E thotë që të mashtrojë socialistët.

Rama është me bilanc katastrofik në 4 vite. LSI ka arritur në 4 vite të garantojë stabilitet.” – tha Meta./Syri.net