Ilir Meta: Kam zgjedhur demokracinë në raport me pushtetin

Presidenti Ilir Meta u zgjodh me 87 vota pro dhe 2 vota kundër nga 89 deputetë të pranishëm në seancën e sotme plenare në Kuvendin  e Shqipërisë me një votim të fshehtë të deputetëve.

Lajme

28/04/2017 18:30

Meta ka falënderuar ata që e votuan dhe ata që nuk e votuan.

Ai nuk harroi të falenderojë dhe deputetët e opozitës që sipas tij, ishin një shtysë më tepër që ai të bëhej president.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Faleminderit zonja drejtuese e seancës, faleminderit zoti Ulqini, faleminderit të gjithëve që morën pjesë, të gjithë atyre që votuan pro, një falënderim të veçantë edhe për ata që votuan kundër. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë kolegët që mungojnë, pasi me mungesën e prezencës ata më nxitën të pranoj kandidimin.

Nuk kam përgatitur ndonjë fjalim. Mesa kam dëgjuar këshillat e zotit Dokle kam pasur sukses, kështu që po flas pa letër.

Çdo politikan është midis 2 raporteve pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur demokracinë në raport me pushtetin, sepse pushtet ka dhe në vendet jodemokratike. Kjo për një arsye të thjeshtë, kur u tha se unë kam Lindur në Çepan të Skraparit.

Çepani është një nga fshatrat më të thellë në Shqipëri. Kur isha student ëndrra më e madhe ishte të bëhesha pedagog.

Këtë e di dhe profesor Angjeli. Atëherë ishte e vështirë të ëndërroje të bëheshe, deputet, kryeministër apo të zgjidheshe president.