Ilir Latifi zbarkon në Tiranë – Lajmi.net
Ilir Latifi zbarkon në Tiranë
Autori: Lajmi.net SportSporti VendorTë tjera 23:41, 27 April 2018
Kampioni i peshave të rënda në Suedi në Artet Marciale Mikse, Ilir Latifi zbarkoi në Shqipëri për një turne promovues të kësaj disipline.

I lindur në Malmo të Suedisë, por me orgjinë nga Kosova, sportisti me famë botërore nisi vizitën e parë në vendin tonë, ku do të zhvillojë edhe disa stërvitje demonstrative me sportistë dhe të rinj të apasionuar.

“E ndjej veten shumë mirë që kam ardhur në Shqipëri të takoj fansat dhe popullin tim”, shprehet Latifi.

Që prej muajit shkurt të këtij viti Ilir Larifi mban vendin e 5 në renditjen e peshave gjysmë të rënda në divizionin UFC. Ngjitja e tij drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë.

“Ka qenë një rrugë shumë e vështirë, tani jemi në nivele të larta, por do të punoj edhe më shumë për ta marrë titullin më të rëndësishëm”, thotë Latifi, transmeton topchannel.tv.

Si pjesë e aktiviteteve dhe promovimit të sportit me mbështetjen e bashkisë Tiranë, Latifi do të jetë për pak orë në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Luftëtari i vetëm shqiptar në UFC, numëron 20 ndeshje si profesionist, nga të cilat 14 i ka fituar bindshëm.

Fjalët kyçe: Ilir Latifi

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion
  • Play iStunt 2