Ilir Latifi e konfirmon meçin e radhës, ja me kë do të përballet

Muaji tetor i këtij viti e meriton të titullohet ‘Muaji i UFC’.

Sport

16/10/2018 19:22

E gjitha kjo shkaku i sfidës mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGrgor, sfidë që kaloi gjitha pritshmëritë.

Rusi fitoi ndaj irlandezit dhe për këtë u urua edhe nga shqiptari i UFC-së, Ilir Latifi, me të cilin edhe njihen.

E garuesi shqiptar ka konfirmuar se meçi i tij i ardhshëm në UFC do të jetë kundër Corey Anderson më 29 dhjetor në Las Vegas.

Dyshja do të ndeshjen në kuadër të titullit ‘light heavyweight’ dhe do të mbahet në Las Vegas më 29 dhjetor.

Shqiptari 35 vjeçar n ë MMA ka 20 ndeshje në total, nga këto ka 14 fitore,5 humbje dhe një barazim.

Ndërsa në anën tjetër amerikani në MMA ka 11 fitore dhe katër humbje./Lajmi.net/