Ilir Deda tregon se a u falsifikuan nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka sqaruar se çka ka ndodhur me seancën e thirrur për të diskutuar për viza, ku u tha se janë falsifikuar nënshkrimet e dy deputetëve të kësaj partie, si dhe dy nënshkrime të dy deputeteve të LDK-së.

Lajme

04/12/2018 17:46

Deputeti Ilir Deda dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa nuk i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot nga opozita lidhur me liberalizimin, por nënshkrimet e tyre figuruan në listën e deputetëve që kërkuan seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për liberalizim të vizave.

Duke folur për T7, deputeti Deda ka bërë të ditur se ka ndodhur një gabim e tashmë për këtë kanë dërguar në sekretariat të Kuvendit edhe një kërkesë për sqarim.

“Një gabim teknik që e ka pranu LDK ka ndodh me nënshkrimin tim dhe të Mimozës. Ata (LDK-ja) i kanë dërgu shkresë sekretariatit duke treguar që është gabim”, ka bërë të ditur ai.

Ndërkaq, njejtë ka ndodhur edhe me dy deputete të LDK-së që figurojnë në listë, por, që momentalisht ndodhen në Amerikë.

Për këtë Deda ka thënë se nuk ka informacione se çka ka ndodhur, duke thënë se për seancën e jashtëzakonshme është njoftuar nga mediat.