Ilir Deda fajëson opozitën për “aventurat e Thaçit”

Aventura të Thaçit po i cilëson deklaratat e presidentit për “korrigjim të kufijve”, deputeti i Alternativës, Ilir Deda.

Lajme

26/08/2018 12:48

Deda në një postim në facebook ka shkruar se Thaçi as nuk do të ishte president, nëse sipas tij opozita do të ishte e bashkuar.

“Me pasë në Kosovë opozitë si duhet Thaçi do t’i harronte aventurat e “korigjimit të kufijve” – dhe tashmë as nuk do të ishte në Austri me Aleksandrin, e as nuk do të ishte President”, ka shkruar Deda në facebook.

Ai tutje ka thënë se në fund të këtyre proceseve, “nuk ka me vajtu e me akuzu”.

Deda thotë se “çka mund të parandalohet sot, nuk mund të ndalet nesër”.

“Mungesa e koordinimit dhe iniciativës opozitare na bën të gjithëve bashkëpjesëmarrës në këtë katrahurë të përgjithshme politike e shoqërore.  Veq që s’ka me vajtu e me akuzu në fund kur ta shohim rezultatin “final”. Sepse çka mund të parandalohet që sot, nuk mundet të ndalet nesër”, ka shkruar Deda. /Lajmi.net/