Ilir Deda e Driton Selmanaj janë me LDK-në?

(E plotësuar) Ilir Deda, deputet i Vetëvendosjes në Kuvendin e  Kosovës dhe analisti Driton Selmanaj, i kanë thënë ato që mendojnë për njëri-tjetrin, në sy të mijëra shikuesve.

Lajme

10/02/2016 22:50

Ata sonte në emsionin debatues politik ‘Click’ në RTV21, i kanë përplasur njëri-tjetrit akuza të rënda për flirtime në parti politike, raporton lajmi.net.

Akuzat publike nisën  në momentin kur analisti Driton Selmanaj, i tha deputetit Ilir Deda se “ka  ndërruar disa poste e parti”.

Kjo ‘akuzë’ e Selmanajt pasoi deklaratën e mëparshme të Dedës i cili tha se në skenën politike të vendit -“ka njerëz që janë konsumuar politikisht”.

Selmenaj nuk u ndal me kaq, por tha se  Ilir Deda e ka synuar LDK’në.

“Unë e di se keni qenë në zyre të LDK’së”, i tha në sy, analisti Selmanaj, deputetit të Vetëvendosjes, Ilir  Deda.

Por edhe nga Deda, dikur këshilltar politik i Presidentes Jahjaga, pastaj  drejtor i KIPRED-it e më pas edhe zyrtar i partisë “Fryma e Re”, e cila më vonë u shkri në Vetëvendosje, nuk mungoi kundër  reagimi.

Deda gjithashtu në emison të drejtëprdrejtë, këtë deklaratë të Selmanajt e quajti si- “goditje të ultë’- nga Selmanaj, të cilit gjithashtu i tha se ai nuk është ashtu siç paraqitet në opinion, raporton lajmi.net.

“Ti je me LDK’në e mundohesh mos me qenë me LDK’në”, i tha  Ilir Deda, analistit Selmanaj.

Në këtë debat, Deda tha se zgjedhjet e parakohshme në vend janë të pashmangshme.

Ai tha se  kjo po vërehet nga të gjithë, përfshirë edhe nga Kryeministri Isa Mustafa e zv.Kryeministri Hashim Thaçi, për të cilët tha se po sillen si liderë partish duke mbajtur tubime./lajmi.net

 


 

Ilir Deda, deputet i Kuvendit të Kosovës, i tha në emision të drejtëpërdrejtë analistit Driton Selmanajt, se nuk duhet të fshihet.

“Ti je me LDK-në por mundohesh të mos dukesh i tillë”, tha Deda në emisionin Click në RTV21, transmeton lajmi.net.

Nga ana e tij, Selmanaj tha se po flet  cfarë mendon dhe se sipas tij, ideja e Vetëvendosjes  e ka mbytur shpresën në këtë vend.

“Unë kurrë s’kam qenë anëtar i LDK-së. Ideja se si ka vepruar ish FER-i,  si është shuar është kontradiktore”, tha Selmanaj./lajmi.net