Ilir Berisha befason me skuadrën e re

Ilir Berisha i cili për dy sezonet e fundit luajti tek Flamurtari, tani kosovari ka firmosur me klubin e Vasteras që luan në divizionin e tretë të Suedisë.

Sport

27/07/2017 19:31

Arsyeja e zgjedhjes së këtij ekipi është se në Suedi, kampionati është në mes të sezonit dha 26-vjeçari kërkon një ekip që të tregojë cilësitë që ka dhe pse jo të pretendojë për të shkuar në një ekip në kampionatin e parë suedez ku ka luajtur para disa sezonesh me Orebron.

Vasteras është një ekip që lufton që të ngjitet në divizionin e dytë dhe për blerjen e mesfushorit ka bërë një sakrificë të madhe, falë edhe Benfikës dhe talentit suedez Lindelof.

Qendërmbrojtësi i talentuar suedez, që këtë merkato verore u transferua tek Mançester Junajtid për 35 milionë euro,është rritur tek ekipi i Vasterasit. Në vitin 2012 Vasteras ia shiti Benfikës dhe marrëveshja ishte interesante.

Benfika do ti paguante 3 milionë euro Vasterasit nëse do ta mbante deri në moshën 22-vjeçare Lindelofin, 1 milion euro nëse do e rishiste dhe 1 milion euro i ka marrë si kompensim solidariteti pas transferimit te Mançester Junajtid, sipas rregullores së UEFA-s dhe FIFA-s.

Në total, 5 milionë euro që kanë pasuruar Vasteras, që ka pasur mundësi të afrojë Berishën, por edhe disa lojtarë të tjerë.