Ilazi në Veri: Integrimi i Kosovës në BE, në të mirë të të gjithë qytetarëve

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi sot ka vizituar veriun e Mitrovicës.

Lajme

31/05/2016 22:50

Atje është takuar me të rinjtë e komunitetit serb me të cilët ka diskutuar për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe liberalizimin e vizave, shkruan lajmi.net.

Ilazi thotë se zbatimi i MSA-së, ndër të tjera do të sjellë edhe shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në tërë territorin e vendit.

“Integrimi Evropian i Republikës së Kosovës sjell të mira për të gjithë qytetarët e vendit. Në veri të Mitrovicës kam diskutuar me të rinjtë nga komuniteti serb për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim (MSA) dhe liberalizimin e vizave si një proces të cilat kanë konfirmuar se e ardhmja e shtetit të Kosovës është në Bashkimin Evropian. Fokusi ynë tani duhet të jetë në zbatimin e MSA-së dhe reformave Evropiane sidomos në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit, që përfshinë edhe shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në tërë territorin e vendit. Ky diskutim është mbajtur në kuadër të Shkollës për Integrim Evropiane të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur KFOS/SOROS, OJQ-Aktiv dhe Lëvizja Evropiane Serbe”, shkrRamadan Ilazi 2 Ramadan Ilazi1 Ramadan Ilaziuan Ilazi në facebook./lajmi.net