Ilazi: Instituti për Studime Politike do ta fuqizojë PDK-në

Drejtori i Institutit për Studime Politike në PDK, Ramadan Ilazi, ka bërë me dije se ky institut është themeluar me qëllim për t’i promovuar idetë liberale dhe tregun e lirë nëpërmjet hulumtimeve, botimeve, fushatave multimediale dhe programeve edukative në mënyrë që të kontribuojë në avancimin e procesit të integrimit euroatlantik të Kosovës.

Lajme

21/09/2016 08:29

Në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë Instituti për Studime Politike do ta mbështesë PDK-në në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme, me qëllim fuqizimin e funksionimit demokratik të saj.

Ilazi ka shtuar se, krahas kësaj, instituti do të angazhohet për anëtarësimin e PDK-së në strukturat evropiane dhe ndërkombëtare të qendrës së djathtë, si dhe do të nxisë dhe të promovojë një dialog të hapur brendapartiak dhe në shoqëri për rolin e ri që PDK-ja do ta ketë si parti moderne.