Ilaçi që forcon imunitetin dhe pastron zorrët

Kefiri, bashkë me kungullin, është përbërës kryesor i kësaj pijeje.

Lifestyle

02/11/2016 18:46

Ja receta për pijen nga kungulli për tretje të fuqishme dhe forcim të imunitetit:

– 4 gota kefir (nga kërpudhat e kefirit)
– 150 g kungull të zier.

Përgatitja:

Të gjitha këto përzieni dhe shtoni një lugë mjaltë natyral.

Kjo është një pije e cila ndikon në organet e tretjes, shpejton metabolizmin dhe forcon imunitetin e gjithë organizmit.

Çfarë është kefiri?

Kefiri është një lloj ushqimi i ngjashëm me kosin. I ngjashëm me kosin edhe në thartësi dhe në shije, ai po ashtu përmban edhe bakteret probiotike, që gjenden në kos. Por kefiri është më i shëndetshëm se kosi.

Bakteret natyrale dhe majaja në kefir kombinohen për të dhënë përfitime superiore shëndetësore, kur konsumohen rregullisht.