Iku e vetme në pushime, por burri iu shfaq në çdo fotografi! (Foto)

Huma Mobin, arkitekte dhe menaxhere kreative e një agjencie publiciteti në Pakistan nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta bënte tërësisht e vetme muajin e saj të mjaltit, i cili ishte i dyti për të dhe bashkëshortin e saj.

Fun

11/07/2016 13:28

Gjithçka ishte gati për të kaluar disa ditë pushime në Greqi, kur në gjysmë të udhëtimin të shoqin e lajmëruan se duhej të qëndronte në punë për shkak të disa impenjimeve profesionale. Huma u nis e vetme dhe i dokumentoi në këtë mënyrë pushimet e saj, duke u shtirur se po përqafon njeriun e saj të zëmrës, në të gjitha vendet që ajo ka vizituar e vetme.

Edhe pse fillimisht Huma donte që të anulonte gjithçka për të mos ikur e vetme, kjo ishte tërësisht e pamundur, pasi udhëtimi ishte paguar paraprakisht. Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale ajo tregon me ironi dëshpërimin e saj për vetminë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe bashkëshorti i saj, në pjesën tjetër të botës.

Ja disa nga fotografitë.